Birra Bavaria eshte nje birre premium e cila vjen ne tregun boteror nga nje biznes familjar me pronesi hollandeze, qe i ka fillimet qe ne vitin 1719.

Familja qe ka trasheguar kete biznes eshte familja Swinkels. E cila vazhdon te punoje me besimin se fabrika u eshte besuar nga brezat e meparshem dhe se kete tradite duhet t’ua percjellin brezave qe do te vijne. Vazhdimesia e kesaj tradite eshte forca e tyre me e madhe e cila kerkon nje investim te madh ne pergjegjesine sociale te korporates. Fabrika e Birres “Bavaria” eshte fabrika e dyte ne Europe per prodhimin e Birres. Vendndodhja e Fabrikes eshte ne Leishout te Hollandes.

Bavaria eshte fabrika e pare Hollandeze qe ka marre cmimin e yllit jeshil te cilesise, duke reduktuar me te pakten 20% sasine e CO2 shkaktuar nga sistemi i transportit ne kete 5 vjecar, dhe gjithashtu ka implementuar standartin ISO 26.000 nga (Organizata Nderkombetare e Standardizimit). ISO 26.000 do të thotë qe eshte duke vepruar në një mënyrë etike dhe transparente që kontribuon në shëndetin dhe mirëqenien e shoqërisë.

Cmimi i Yllit jeshil te Cilesise

Sekreti i cilesise se birres “Bavaria” jane perberesit!

Shefat e prodhimit te birres jane shume te perkushtuar ne sekretin e prodhimit te birres. Duke perzgjedhur perberesit me cilesore dhe duke e trajtuar receten e prodhimit te birres me nje perkujdesje te madhe, prodhojne birren “Bavaria” premium me cilesine me te mire.

Bavaria eshte birre qe prodhohet me uje te paster mineral i cili gjendet ne burimet e vete fabrikes. Jane rreth 20 burime me thellesi 200 m nen toke nga ku merret uje mineral per prodhimin e kesaj Birre treqind vjecare. Burimi i ujit eshte 25,000 vjecar dhe ky uje duke kaluar ne shtresa te ndryshme te nentokes ben nje filtrim natural dhe njekohesisht pasurohet me kripra minerale. Birra Bavaria eshte e vetmja birre ne shtetin e Hollandes qe prodhohet me uje mineral natyral.

Keto burime jane te certifikuar nga shteti i Hollandes si burime te Ujit Mineral Natyral.

Nje perberes tjeter shume i rendesishem ne prodhimin e birres eshte Malti, i cili per mjeshtrat e prodhimit te birres Bavaria eshte i shenjte, ndaj ata kujdesen vet per prodhimit e tij, qe nga faza fillestare dhe deri ne fund te prodhimit. Asgje nuk eshte rastesi ndaj ata kujdesen per cdo detaj qe e ben birren Bavaria te kete shije speciale dhe kjo shije te jete e njejte per cdo konsumator ne mbare boten.

 

1.Bavaria Premium Shishe 330 ml, 5 % alc.

Eshte e njohur per shijen jashtezakonisht te vecante dhe origjinale.

  • E perpunuar me 100 % uje te paster natyral mineral
  • Bavaria Premium përmban malt, elb, grurë dhe maja birre
  • Birre Premium me 5 % Alkol
  • Temperatura e sugjeruar per tu sherbyer 6 0C
 

2.Bavaria Premium Shishe 330 ml, 0% alc5 % alc.

100% Pilsner Me 0.0% alcohol – e perpunuar me teknikat me te avancuara ne prodhimin e birres

  • Birre me shije Autentike
  • Perpunuar me uje te paster natyral mineral
  • Një aromë elbi, embëlsia natyrore e grurit balancon bukur nuancat e hidhura të birrës
  • Vetem 24 kcal per 100 ml
  • Temperatura e sugjeruar per tu pire 6 0 C
 

3.Bavaria Premium Kanace 500 ml, 5% alc

Ka te njejtat specifikime si birre Bavaria shishe me alkool

 

4.Bavaria Premium Kanace 500 ml 0.0 % alc

Ka te njejtat specifikime si birre Bavaria shishe pa-alkol

 

Bavaria eshte e vetmja Kompani e cila prodhon birren me 0.0% alc.

Birra jo-alkoolike Bavaria ka reputacion te gjere, mbare boteror per shijen e mire dhe unike. Si rezultat i perdorimit te teknologjise se larte e te licensuar ne procesin e prodhimit te Bavaria, nuk lejohet formimi i alkoolit gjate tere procesit. Sekreti dhe forca me e madhe Kompanise se Birres Bavaria eshte se cdo shishe birre e konsumuar ne cdo cep te botes ka te njejten cilesi.

Motoja eshte: “That‘s more like it”.